Egnatia si Reali i Madridit ? Si mund të afrohen një ekip i porsalindur për nga historia me një ekip ..galaktik ? Një kampione e një kampionati të vogël , tenton të hipi në kandar me një kampion të madh si Reali i Madidit , dominues deri në despotizëm në trofetë e Championsit. Çfarë ka ndodhur? Disa ditë më parë, ka qarkulluar lajmi i bujshëm se Reali mund të arratiset nga La Liga në një kampionat tjetër, me pretendimin se po komplotohet kundër tyre me anë të arbitrave…
Po Egnatia ç‘hyn këtu? Tamam këtu ka lindur ideja : një futbollist i Egantias, duke bërë humor në pushimin e ndeshjes , ka lëshuar batutën: “ Mos ka ardhur mommenti të mendojmë të gjejmë një kampionat tjetër, më të fortë, se këtu në Superligë nuk po gjejmë dot rivalë..”
Si vjen puna ! I madhi dhe i vogli i futbollit europian, duan t’ia mbathin nga kampionatet e tyre ! I madhi, Reali, për shkak të paudhësisë së arbitrave, e vogla Egnatia, për të dytin vit me radhë, po kërkon dhe po nuk po gjen dot.. një kundërshtar për titull! Ishalla, dhe thonë se u kanë dhënë besën, se ekipi i arbitrave nuk do të futet në “lojën e vjetër” për titull se pastaj… do t’ia mbath seriozisht nga kampionati Egantia…
Sfidanti.al