Anektoda me papagallin e gozhduar dhe gozhda e një futbolli …

Ju kujtohet ajo anektoda me papagallin që e kryqëzuan në mur? Fliste në telefon me Amerikën, vjedhurazi të zotit dhe “bisedat” kushtonin miliona lekë. Kur e kapi i zoti papagallin , e gozhdoi nga krahët në mur, pa pikë mëshire. Por, Papagalli, kur pa në faqen tjetër të murit Krishtin të kryqëzuar, e pyeti:

-Sa ke që qëndron kështu?

– Më mijëra vjet – i tha Krishti.

– O bo bo – i tha papagalli- ç‘i paske punuar telefonit…

Pse e kujtuam këtë barsaletë, tamam këto ditë. Sepse po flitet për ndërtim stadiumesh me shumicë, kur futbolli ynë ka vite që është gozhduar në mur. Me lloj lloj akuzash : dënim per trukim, garë e bërë synet , fiksim despotik i fateve të ekipeve, boshatisje e stadiumeve, dhe në anën tjeter, “papagalli i futbollit”, presidenti Duka, që vazhdon harbon me “telefonin e futbollit” pa e kapur as vetë..zoti!

Ka bërë kurban futbollin, duke e çuar në vendet e fundit në renditjen e kampionateve të UEFA-s, ndërsa për vete doli i pari me vota në zgjedhjet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, duke lënë pas atë që drejton Premier Ligën, Bundesligën apo La Ligën. Do zoti, një ditë, e bëjnë te parin e UEFA-s, që të fillojnë të boshatisen edhe stadiumet e tyre…

Sfidanti.al