Klubi bavarez jep 60 milionë për kartonin e sulmuesit francez, që doli kampion i botës, ndërsa Ajntrahti kërkon patjetër 120 milionë. Ky është momenti i parë i pazarit për një transferim që mund të ndodhë në verë, por që mund të ketë edhe elementë të tjerë. Diferenca është 60 milionë për Randal Kolo Muaninë, ndërsa Bajerni shpreson të gjejë qendërmbrojtësin që i duhet. Mbetet alternativë edhe Harri Kejn, pse jo edhe Osimhen.
Sfidanti.al