Tenisti legjendar spanjoll heq dorë nga një tjetër turne, dhe ky është ai në kryeqytetin e Italisë. Rafael Nadal mbetet i dëmtuar dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që pas lëndimit që pati në Australian Open në fillim të vitit. “Bisha nga Majorka” e dha vetë njoftimin, ndërsa në Romë ka fituar 10 tituj. Ai do të synojë të jetë gati për Grand Slemin e radhës në “Rolan Garos” të Parisit, ku është kampion në fuqi dhe ku ka 14 tituj. Në total, Nadali ka 22 Grand Sleme, që është rekordi botëror që e ndan me Novak Gjokoviçin.
Sfidanti.al