Në Napoli vazhdojnë festimet: Titulli në emër të Maradonës

Çiro Ferrara e ftoi ish-shokun e tij që tashmë nuk është mes nesh, që ta shikonte trofeun e fituar që nga qielli. Janë të shumtë tifozët, sportistët dhe ish-futbollistët në Napolin që bëjnë thirrje se ky titull kampion është fituar pikërisht në emër të Diego Armando Maradonës. Magjistari i futbollit vdiq disa kohë më parë, pa mundur ta shihte me sytë e tij këtë ditë, por tifozët nuk e kanë harruar. Në qytet festimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës e deri në mbrëmje vonë, dhe Maradonën e gjen kudo në Napoli.

Sfidanti.al