Vite më parë, kur trajner ishte Astrit Hafizi, trajnerit i trokitën të “fortët” në derën e shtëpisë për të futur me pahir në listën e Kombëtares dy apo tre futbollistë. Në kohën e Silvinjos, të “fortët” janë shpallur vetë sulmuesit dhe trokasin me gola në portën e trajnerit!
Gati e kishim harruar Rei Manaj, por me golat e tij në Turqi e tundi dhe e shkundi opinionin dhe Silvinjon. Gati sa nuk tha: Hipni këtu, dhe shikoni Stambollin (plot me gola!) ” Por erdhi Manaj dhe Broja, por “dribluam” Mirlind Dakun nga lista, rezervën e artë, që preku “olimpin” gjatë elimintaoreve. Pas miqësoreve, pyetja nuk ishte më : do jetë apo s’do jetë Broja, por ç‘do bëhet me Dakun!
Dhe Mirlind Daku, tamam këto ditë , me stilin Manaj , i ka dërguar një “kartolinë” nga Rusia.. Silvinjos : një gol dhe një asist në ndeshjen me Rubinin e tij kundër Groznit. E dini ç‘ka thënë Daku pas ndeshjes? Dhe golat vazhdojnë..! Për të na kujtuar mesazhin e tij shpotitës kur nuk e grumbulluan për dy miqësoret : Dhe jeta vazhdon.!.
Sfidanti.al