Lewa rrezikon derbin El Clasico

Dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski dhe Joao Cancelo janë në rrezik pezullimi  nga La Liga pas polemikave mbi kartonin e verdhë që morën gjatë fitores me rezultat 1-0 ndaj Las Palmas. Që të dy lojtarët hynë në këtë ndeshje me katër kartonë të verdhë të grumbulluar dhe duke e ditur që ndëshkimi i tyre i radhës do të thoshte automatikisht një ndeshje mungesë, dyshja mund të kenë marrë qëllimisht kartonët për ta kryer dënimin ndaj Cadizit.  Të dy lojtarët janë akuzuar se janë ndëshkuar qëllimisht për tu siguruar se ata nuk do të humbasin ndeshjen ndaj Real Madridit një javë më vonë, një thyerje e hapur e rregullave disiplinore të La Ligës. Rregullat e La Ligës citojnë se çdo lojtar i cili zbulohet se është ndëshkuar qëllimisht për të manipuluar pezullimin do të dënohet me një ndeshje shtesë jashtë fushave.

sfidanti.al