Në Francë kërkojnë test alkooli edhe për arbitrin dhe kjo nuk është gënjeshtër 1 prilli. Bëhet fjalë për nivelet amatore por gjithsesi zyrtare në kalendarin e federatës franceze dhe jemi saktësisht në takimin mes Merville dhe Roubaix ku skuadra vendase u nëshkua me dy kartonë të kuq brenda pak minutash dhe pasi mbeti me 9 lojtarë në fushë, kërkoi me ngulm testin e alkoolit për kryesorin e sfidës. Një kërkesë e paprecedentë që gjithsesi nuk i gjeti të papërgatitur policët e pranishëm në fushën e lojës. Arbitri pranoi ta kryente testin dhe pasi rezultoi negativ, refuzoi të riniste sfidën në shenjë proteste kundër një kërkese kaq fyese në adresë të tij. Rezultati? Sfida u ndërpre përfuhdimisht ndërsa federata franceze duhet të marrë masa ndaj ngjarjes në fjalë që për më tepër nuk ka një precedent dhe me shumë gjasa vendimi do të jetë referencë për ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen. Policia ndërkohë ka nisur hetimet por nuk pritet të dalë shumë shpejt në një përfundim ndërsa nuk dihet ende ku u bazua kërkesa e lojtarëve vendas për të bërë një kërkesë të tillë.
sfidanti.al