Një tjetër moment i së vërtetës, madje tepër i vështirë. Interi do të luajë për sezonin ndërsa do të dalë në fushë sonte në orën 21:00 në Stadiumin e Dritave në Lisbonë, në sfidën e Championsit ndaj Benfikës. Është një çerekfinale që duhet fituar për të shpëtuar një edicion që po shkon keq e më keq në Serinë A, ku zikaltërit rrezikojnë të mos hyjnë në zonën e Ligës së Kampionëve. Pas kualifikimit ndaj Portos, ekipi i trajnerit Simone Inzagi ka sërish përballë një rival portugez, madje kampionët e vendit. Inzagi e udhëhoqi ekipin në stërvitje duke e ditur se në Lisbonë vendoset e ardhmja e tij. Edhe pse Interi jepet favorit, me formën e këtij viti skuadra nuk jep asnjë garanci. Zikaltërit kanë problem pasi Shkriniar dhe Çalhanoglu nuk besohet të luajnë, por pjesa tjetër e skuadrës është gati.
Benfika me të vërtetë është një skuadër e fortë. Kampionët e Portugalisë kanë një ecuri të shkëlqyer në Champions, duke eliminuar Juventusin e duke qenë të barabartë me Paris SG. “Shqiponjat” e Lisbonës do të ketë disa mungesa si Gonsalo Gedesin dhe Julian Drakslerin e dëmtuar, ndërsa Otamendi është i pezulluar. Po ashtu, Mihajlo Ristiç mbetet jashtë që nga shkurti, ndërsa Bah është në dyshim
Sfidanti.al