Atleti i ri xhamajkan imiton legjendën Usain Boltin

Xhamajka i ka dhruar atletikës kampionë të mëdhenj dhe më i madhi prej tyre është padyshim rekordmeni botëror dhe olimpik Usain Bolt. Por tani ai duket se ka një pasardhës. Bëhet fjalë për Deandre Deli, që ka habitur me shpejtësinë e tij në kampionatin e atletikës në Karaibe për U-20.  Ai arriti dhe kaloi me një shpejtësi marramendëse rivalin e tij në stafetën 4×100 metra, duke i dhuruar Xhamajkës medaljen e artë. Por ashtu si Bolt edhe ai kaloi vijën e finishit me kokën pas, duke i qeshur kundërshtarit nga Bahamas. Kjo video po bën zhiron e botës, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sfidanti.al