Trajneri i Milanit nuk dëshiron të flasë në këtë moment për sfidën e kampionati që ekipi i tij e fitoi 4-0 në stadiumin “Maradona”. Stefano Pioli gjykon se do të jetë shumë më e vështirë ndeshja në Champions, ku të dyja skuadrat përballen në çerekfinale, me duelin e parë nesër në “San Siro”. “Një ndeshje me histori krejt tjetër, – thotë Pioli, – Napoli është skuadra që ka shënuar më shumë dhe ka fituar më shumë në Champions pas Bajernit”.
Sfidanti.al