Zidan, kontratën e ke në tavolinë, firmose kur të duash!

Florentino Perez nuk është menduar shumë gjatë. Edhe pse ende nuk është fituar asnjë trofe në fund të këtij sezoni, ai nuk ka asnjë dyshim lidhur me të ardhmen. Presidenti i Realit ka përgatitur kontratën e re për trajnerin e tij, Zinedin Zidan, dhe ia ka dërguar në tavolinë, në zyrën e tij në Valdebebas. Aty, në Qytetin Sportiv të Realit, francezi mund ta firmosë kur t’i mbushet mendja rinovimin deri në vitin 2020. Zidan ka kontratë me Realin deri në 2018, por Perez duket i bindur se legjenda e futbollit është njeriu i duhur, dhe nuk ka pritur që të fitohet matematikisht titulli kampion apo Championsi.

Zidan erdhi në stolin madrilen në vitin 2015, ndërsa ishte në luajtje e sipër edicioni 2015-2016. Pas shkarkimit të Benitezit, me ndihmën e tij, Reali bëri kthesë në çdo aspekt, duke fituar Ligën e Kampionëve, duke triumfuar për pak në kampionat, dhe pastaj duke fituar edhe Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet. Suksesete tanishme janë vetëm një konfirmim se francezi mund të quhet sot një trajner i nivelit të lartë. Perez, pas eksperimenteve të shumta me trajnerët gjatë 15 viteve, duket se dëshiron të ketë stabilitet.

Sfidanti.al