Arigo Saki do të mbahet mend si një nga trajnerët më të mirë që ka pasur loja e futbollit, jo vetëm se ka bërë aq shumë për Milanin, por edhe për futbollin italian, në përgjithësi. Udhëheqësi legjendar i brezit historik të ekipit rosoner konsiderohet si një nga njohësit më të mirë të futbollit jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë e botë, kështu që komentet e tij në opinionin publik, gjithnjë, tërheqin vëmendjen e madhe të medias sportive. Saki, ditët e fundit, e përqëndroi vëmendjen te vetja me deklaratën që bëri lidhur me finalen e ardhshme të Ligës së Kampioneve, më 3 qershor, në Kardif, mes Juventusit dhe Realit të Madrid, drejtor sportiv i të cilit, me që ra fjala, ai ka qenë dikur, duke i dhënë, sidoqoftë, përparësi ekipit kampion të Italisë.
“Juventusi ka qenë shumë impresiv, këtë sezon, një nga ekipet më të kompletuar në botë, një ekip që ka një etje të pazakontë për fitore dhe e di mirë se çfarë duhet të bëjë në fushë. Juventusi është mjaft i fortë, ai ka një mbrojtje tamam si një ‘mburojë luftarake’ Nga ana tjetër, mbrojtja e Realit është, me të vëertetë, e një niveli mesatar. Ky ekip ka vetëm një mbrojtës të vërtetë dhe ky është Serhio Ramos. Ta them thjesht, ky ekip nuk ka cilësinë e nevojshme në mbojtje”, i tha specialisti italian i futbollit “Premium Sportit”.
Sfidanti. Al