Kanë kaluar shumë vjet, kur ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, madje në fillimet e tij. Në atë kohë, Edi Rama kishte ende momentet “e tij” dhe ndodhi që u acarua me Ndërmarrjen Elektrike në Ministri që nuk po hiqte shtyllat nga një rrugë që sapo ishte rikonstruktuar. Kryetari i Bashkisë, në një aksion të bërë për propagandë, shkoi me sëpatë në dorë dhe goditi njërën nga shtyllat si shprehje e vullnetit të tij.
Këtë na kujtoi Zhoze Murinjo në prezantimin e tij si trajner i Romës, kur nuk e zgjati shumë, por shembi përdhe një perde të vendosur në një dritare në të majtë të tij, e cila po e bezdiste. Duket se ai panel nuk ishte fiksuar mirë, dhe lëvizja e saj shkaktonte shpërqendrim, ndaj edhe Murinjo u ngrit vetë dhe e hodhi poshtë duke e zgjidhur “nyjen e Damokleut”.
Sfidanti.al