Ishin jo pak, por me qindra, kjo na lë të kuptojmë që edhe në stadiumet më të sofistikuar të botës, me punonjësit më të kualifikuar të sigurisë, mund të ketë “rrjedhje”. Mediat britanike raportojnë se Federata Angleze (FA) është e alarmuar që disa qindra tifozë anglezë mundën të depërtonin përtej gardheve të sigurisë në stadiumin “Uembli” në gjysmëfinalen e Europianit ndaj Danimarkës. Ata ishin pa biletë, dhe pritej që as të mos kishin shans për të kaluar, veçse arritën ta bënin. Nuk dihet se çfarë analizash po bëhen nga kompanitë private të sigurisë, veçse FA-ja ka vendosur të shtojë forcat për finalen Angli-Itali. As postblloqet për Kovidin nuk qenë në gjendje të ndalonin tifozët pa biletë.
Sfidanti.al