Zhgënjimi i Kontes është një alarm, trajneri duket i lodhur me Interin!

“Ishim pranë tri fitoreve, por për fat të keq morëm vetëm 2 pikë”. Kjo ishte fjalia dëshpëruese e Antonio Kontes, pasi Interi u ndal në barazim 1-1 në fushën e Fiorentinës, për Serinë A. Pozicioni në tabelë nuk është i keq, me 39 pikë po aq sa Juventusi, pra në vend të parë, por zhgënjimi i teknikut zikaltër dallohet që larg. Një njeri me kaq shumë ambicie nuk e ka të lehtë të pranojë dështimin, edhe pse Interi është rritur në mënyrë masive në krahasim me sezonin e kaluar.

“Dy ndeshjet e fundit, me Barçën dhe Fiorentinën, morëm më pak sesa meritonim dhe sesa krijuam, – vazhdoi Konte, – skuadra pati reagim pas eleminimit nga Championsi, kjo më pëlqeu, por është e qartë që ndihet lodhja kur luan me të njëjtit lojtarë, kaq shumë ndeshje në kaq pak kohë”. Trajneri vlerësoi dëshirën e lojtarëve të tij dhe pranoi se e gjitha kjo është pjesë e rritjes së Interit, për të qenë një skuadër e vërtetë kampione.

Sfidanti.al