Zhang: Sa të jem unë president, Interi në nivelet më të larta

“Zërat që qarkullojnë për shitjen e klubit? Janë të rreme. Për 7 vitet e fundit, çdo ditë ka pasur thashetheme. Kemi fituar 6 trofe dhe fakti që jemi afër trofeut të shtatë, yllit të dytë për klubin, është diçka që shtohet për trashëgiminë e klubit. Për sa kohë që unë jam president, mund të them se ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë”.Presidenti i Interit, Steven Zhang foli për Sky Sport, nga Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1. “Më duhet të them që këtë vit jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e ekipit dhe si president nuk mund të jem më i kënaqur. E dimë se çfarë duam, mentaliteti fitues nuk ka qenë kurrë më i lartë. Lautaro? E kemi parë të rritet, ai është bërë fitues. Dhe për mua Inzaghi, siç e thashë tashmë, është një dhuratë. Të jesh në gjendje të punosh me një trajner si Inzaghi, si president, të jep qetësi dhe besim. Pa dyshim: ne do të vazhdojmë së bashku”, ka thënë mes të tjerash Steven Zhang.

sfidanti.al