Verstappen fiton edhe në Kinë

Max Verstappen dominon në Shangai dhe për herë të parë në karrierë fiton Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Piloti i Red Bull koleksionon një tjetër fitore dhe shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes së pilotëve. Holandezi tre herë kampioni i botës, me suksesin e tij të parë në karrierë në pistën e Shangait, e mbylli fundjavën me një dopietë (pasi fitoi garën e parë Sprint të sezonit të shtunën). Lando Norris me McLaren zë vendin e dytë, ndërsa Perez mbyll garën në shkallën më të ulët të podiumit. Ferrari mbetet jashtë podiumit, Leclerc dhe Sainz renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

sfidanti.al