E vlerëson lart për faktin se po krijon një skuadër të madhe që po shkon drejt titullit. Valter Zenga është një copë e madhe historie e Interit, një dashuri zikaltër në fushë, që ishte pjesë e skuadës së rekordeve të Xhovani Trapatonit në 1989. i pyetur për ekipin e sotëm të Antonio Kontes, Zenga thekson se trajneri është ai i duhuri. “Ka vetëm diçka që e bën sugjestiv Konten, pra përkatësia e tij juventine, – thotë ai, – por, këtu nuk ka asgjë të keqe. Është një nga profesionistët më të mirë dhe e ka treguar edhe këtë vit. Mendoj se momenti-kyç ishte tek ndeshjet me Shahtarin e Donjeckut, pasi aty ai ndryshoi diçka dhe nuk gaboi më tej në asnjë ndeshje”.
“Kujt nuk i pëlqen ky Inter, – thotë Zenga, – shpesh bëhet konfuzion mbi estetikën dhe kontrollin e ndeshjes. Interi i kontrollon ndeshjet, nuk pëson gol dhe ka një dyshe sulmi të shkëlqyer. Më duket sipërfaqësore të thuhet se nuk luan mirë. Shpresoj që të hapet një cikël, ndonëse nuk është e lehtë sepse jetojnë në kohë Kovidi. Nga lojtarët tanë, të tillë si Mateus apo Berti do t’i bënin shumë punë skemave të Kontes”.
Sfidanti.al