Sondazhi në Japoni; 70% e njerëzve duan anulimin ose shtyrjen e Olimpikeve

Mbi 70% e japonezëve duan që Lojërat Olimpike të Tokios të anulohen ose të shtyhen për shkak të pandemisë coronavirus. Ky është përfundimi i sondazhit të kryer nga agjencia e lajmeve Kyodo Neës kur kanë mbetur pak më shumë se 100 ditë nga fillimi i evenimentit. Sipas sondazhit, 39.2%  e japonezëve ishte për anulimin e Olimpikeve, ndërsa 32.8% ishin për një shtyrje tjetër dhe vetëm 24.5% e të anketuarve duan që evenimenti më i madh sportive të zhvillohet sipas programit

Këtë të hënë në Tokio nisi zbatimi i masave thuajse emergjente për të frenuar një valë të katërt të infeksioneve për Covid-19 të shkaktuar nga variantet e reja virale. Po këtë të hënë nisi edhe vaksinimi I personave nga 65 vjec e sipër  në 120 zona të vendit, por dozat janë ende të pakta dhe ka pak të ndjarë që me këtë ritëm të imunizimit të frenohet vala e fundit e infektimeve. Po kështu, sondazhi tregon se 60% e personave janë të pakënaqur me progresin e Japonisë në fushatën e vaksinimit.

Sfidanti.al