Kejn e Milinkoviç-Saviç i “ankorojnë” tek Reali! Po Mbapeja?!

Çfarëdo që të bëjë Florentino Perez, nuk do t’i ketë kurrë paratë e duhura për të marrë kaq shumë lojtarë. Natyrisht që Reali duhet të zgjedhë, por edhe që të fitojë konkurrencën. Dëshira numër 1 në Madrid është Kilian Mbape, veçse mediat shkruajnë se Harri Kejn mund të jetë objektiv (në vend të Mbapesë, s’ka si bëhet ndryshe). Totenhemi nuk do të pranonte ta humbiste Kejnin pa 140 milionë euro, ndërsa tek Reali mendojnë edhe për Halandin. Po ashtu, “La Gazeta delo Sport” shkruan se Reali është futur në garë për Sergej Milinkoviç-Saviçin e Lacios. Fjala është për një garë treshe me Mançester Junajtidin dhe Paris SG, ndërsa kartoni i serbit arrin në 70 milionë euro. “AS” e Madridit është e lumtur kur shkruan se futbollisti i Lacios ka deklaruar për një media serbe (Nova TV) se “kam ëndërruar që fëmijë për të luajtur me Realin, do të bëjë gjithçka që t’ia dal”.

Sfidanti.al