Zbulohet skenari,si dështoi transferimi i Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona

Një nga sagat më të mëdha të transferimit të kësaj vere përfundoi jo ashtu sikurse donin Barcelona dhe vetë  futbollisti i Liverpulit, Filipe Kutinjo, ndërkohë që media ka zbuluar arsyen e vërtetë të dështimit të transferimit të këtij lojtari brazilian që ishte objektivi nr.1 i klubit katalonjas gjatë sezonit veror të transferimeve. Sidoqoftë, sikurse dihet, Liverpuli i përballoi të gjitha ofertat joshëse dhe arriti ta mbajë Kutinjon në “Enfild”.

Barcelona konfirmoi, zyrtarisht, se tansferimi dështoi, sepse “të kuqtë” kërkonin 200 milionë euro për futbollistin brazilian të mësipërm, por ‘Bildi” vuri në dukje, dje, se Liverpuli ishte gati që ta shiste atë, por vetëm me një kusht. Liverpuli kishte gjetur futbollistin, me cilin ai do të zëvendësonte Kutinjon dhe priste vetëm “dritën e gjelbër” nga lojtari që ta lejonte Kutinjon që ai të shpërngulej për në “Kamp Nou”.

Fjala është për Tomas Mylerin e Bajernit të Mynihut, për të cilin “të kuqtë” ishin gati që të paguanin 120 milionë euro. Por, megjithatë, futbollisti gjerman në fjalë nuk pranoi që të transferohej në Liverpulin e trajnerit gjerman Jyrgen Klop dhe kështu Kutinnjo mbeti te Liverpuli.

Sfidanti.al