Murinjo: Futbolli anglez mund të bëjë edhe pa Kupën e Ligës

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, mbas fitores (4-1) në 1/16-tën të Kupës së Ligës, vuri në dukje se futboli anglez do të mund të jetë më i mirë, nëse nuk do të zhvillohej ky konkurrim. Murinjo konsideron se do të ishte më mirë, nëse lojtarët do të pushonin dhe nuk do të luanin në mesjavë me ekipe të rangut të tretë. “A do të mund të bënte futbolli anglez pa Kupën e Ligës? Ndoshta, po, sepse lojtarët do të kishin më shumë fuqi për konkurrimin evropian. Cdo ndeshje është e rëndësishme për Mançester Junajtidin dhe këtë lojtarët e dinë mirë. Ne duhet t’i respektojmë këtë turne dhe rivalët”, vuri në dukje ai.

Junajtidi që, në raundin e 4-t të të Kupës së Ligës, do të ketë si kundërshtar Suonsin, është titullmbajtës i kësaj Lige, pasi, në finalen e sezonit të kaluar të saj, mundi 3-2 Sauthemptonin.

Sfidanti.al