Aleksandër Hleb, ish-futbollist i Barcelonës, bëri një deklaratë që befasoi opinionin publik sportiv sa i përket kohës, kur në klubin katalonjas luanin Ronaldinjo dhe Deko. Sipas futbollistit bjellorus të mësipërm, Ronaldinjo dhe Deko u shitën atëkohë që të mos ndikonin keq te Lionel Mesi që kishte ardhur te Barcelona.
Dyshja e lartpërmendur u largua nga “Kamp Nou” më 2008, kur në stolin e drejtimit të Barcelonës u ul Pep Guardiola.
“Ronaldinjo dhe Deko vinin shpesh të pirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja që ata të dy u shitën. Kryesia kishte frikë se ‘sjellja e lirë’ e tyre mund të ndikonte për keq te Mesi i ri”, deklaroi Hlebi që erdhi te Barcelona nga Arsenali me kërkesë të Guardiolës. Ai, në fakt, nuk u përshtat mirë në “Kamp Nou” dhe sezonin e ardhshëm iu dha hua fillimisht Shtutgartit dhe më vonë Birmingemit e Volfsburgut.
Hlebi u largua definitivisht nga Barcelona më 2011 dhe që atëkohë ai luajti në Rusi te Krilja Sovjetov, kurse deri para një muaji ai luajti në Bjellorusi me Bate Borisovin.
Sfidanti. al