Ylli i vërtetë i Milanit është Pioli, por si i bëhet me Leaon dhe De Ketelerin!

Në Itali thonë se “tymi” ishte “gri”. Kjo do të thotë se takimi me Bryzhin nuk pati përfundim pozitiv dhe De Keteleri ende nuk mund të thuhet se ka mbërritur. Përkundrazi! Nga ana tjetër, lajmet janë që Rafael Leao me të vërtetë është kthyer në stërvitje me shumë dëshirë, por për rinovimin sikur nuk ka shumë qejf që të flasë, e pra mundet që të mos rinovojë fare dhe të largohet. Nuk janë shenja të mira këto, por “La Gazeta delo Sport” thotë se ylli i vërtetë i Milanit është trajneri Stefano Pioli i cili jo vetëm që krijoi një ekip kampion pa emrat e Interit e Juves, por edhe që nuk po “hedh vickla” për të pasur yje të mëdhenj. “Fitorja e ideve” thotë Arrigo Saki dhe për Milanin kjo është diçka e madhe pasi nuk i ka mundësitë për të bërë shpenzime të mëdha.

Sfidanti.al