Kosovare Asllani kritikon UEFA-n: Më pak kamera në Europianin e femrave!

Vajza e artë e Suedisë e ka një zemërim lidhur me këtë turne që po zhvillohet në Angli. Kampionati Europian i femrave është një aktivitet i madh, por duket se Kosovare Asllani gjykon që UEFA nuk ka pasur kujdesin e duhur. Sulmuesja 32-vjeçare e kritikoi qeverinë e futbollit europian duke thënë se ka ulur numrin e kamerave. “Nuk është normale që në Europianin e femrave të ketë më pak kamera sesa në atë të meshkujve, – u shpreh vajza me origjinë nga Kosova, – e kam fjalën për kamerat e VAR-it sepse kjo ka vonuar marrjen e vendimeve. Janë përdorur 50 për qind më pak kamera. Ne na janë anuluar 5 gola, por nuk po flas vetëm për Suedinë, por për të gjitha skuadrat”.

Sfidanti.al