Edhe Sër Aleks Fergusoni paska “lëvizur nga vendi” për të ardhmen e Ronaldos!

Kthimi i portugezit në Mançester ishte i pritshëm, ndonëse pritej më shumë si një formalitet për lamtumirën. Kristiano Ronaldo ka qenë për 3 javë larg Junajtidit, nuk ka qenë në ekip në fazën përgatitore, dhe sipas mediave ka kërkuar që të largohet. Gjithsesi, ai mbërriti në qytetin anglez që e njeh shumë mirë, ndërsa mbetet të zgjidhet e ardhmja e tij. Do të shkojë tek Atletiko, apo ndoshta klubi do ta bindë që të qendrojë? “Deili Meil” shkruan se drejtuesit theksojnë se CR7 është lojtar me kontratë dhe se nuk do të largohet. Për të diskutuar për të ardhmen e tij paska mbërritur në klub edhe trajneri legjendar, Sër Aleks Ferguson. Ishte pikërisht skocezi që e mori Ronaldon në “Old Traford” në 2003, dhe të dy fituan trofe të mëdhenj. Sipas mediave, Fergusoni i ka kërkuar Kristianos që të qendrojë tek Junajtidi për të mbrojtur emrin dhe imazhin e tij.

Sfidanti.al