Xheko është “mbreti” i ri i Romës, kalon Totin për golat!

Nuk bëhet fjalë për shifrën totale, por gjithsesi është rekord i rëndësishëm. Edin Xheko, aq shumë i sulmuar sezonin e kaluar (gjithsej 10 gola), këtë vit është kthyer në idhullin më të madh të tifozëve, pasi po realizon radhazi. Me dy goditjet në rrjetë ndaj Empolit, sulmuesi boshnjak arriti në 33 gola sezonalë, si asnjë romanist në 90 vjet histori. Më herët, Volf, Manfredini dhe Toti ishin rekordmenët.

Xheko dëshiro tani të thyejë rekordin personal që e ka 36 gola kur ishte tek Volfsburgu. Në dispozicion janë 9 ndeshje (8 kampionat, 1 në Kupë, plus finalen e Kupës nëse arrin). Do ta provojë në mesjavë në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lacios (humbje 0-2 në të parën). Çerek ore para fundit, Xheko i la vendin Totit dhe stadiumi u ngrit në këmbë duke brohoritur … për të dy. Për momentin, Edin është golshënuesi më i mirë i Serisë A me 23 gola, ndaj 22 të Belotit që do të luajë sot.

Sfidanti.al