Xhaka u frikësua për Botërorin, por Arsenali është kryesues në … Krishtlindje!

Për fat të mirë nuk ishte problem dëmtimi, pra rrezik për Katarin nuk ka Granit Xhaka u detyrua të zëvendësohej për Arsenalin në ndeshjen në fushën e Uolvesit, por gjithsesi flitej për një helmim nga ushqimi, diçka që kalon për dy ditë. Ashtu si ai pati edhe disa lojtarë të tjerë, por jo në atë gjendje, ndërsa kishin ngrënë të njëjtin ushqim si kapiteni shqiptar i Zvicrës. Tifozët e “topçinjve” ndërkaq mund të “flenë” të qetë deri në Krishtlindje pasi ekipi i tyre është i sigurt se do të jetë në krye të Premier Ligës në atë kohë. Fitorja 2-0 në stadiumin e Uolvesit, me dy gola të Odegardit, bëri që diferenca në majë me Mançester Sitin të jetë 5 pikë. Diçka e rëndësishme duke krahasuar vlerën e skuadrave. Arsenali vlen (për kartonët) 749 milionë euro, ndërsa Siti 1.09 miliardë euro!

Sfidanti.al