Nuk është më ai Juventusi i çakorduar që pësonte gola “me thasë” dhe që mundej apo eliminohej pa pasur fuqi që të luftonte me fatin e me kundërshtarët. Tashmë, “produkti” i Masimiliano Alegrit është tipik “alegrist”, i bukur në përmbajtje ndonëse aspak në formë. Fitoret radhazi në Serinë A kanë bërë që “zebrat” të luftojnë jo më për zonën Champions, por ndoshta edhe për titullin, ndonëse Napoli duket shumë i vështirë për t’u ndalur. Alegri ndihet optimist në prag të sfidës tepër delikate ndaj Lacios, sonte në 20:45 në “Alianc”. “Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, – thotë ai, – Lacio është ekip shumë i fortë, por le të mos bëjmë parashikime. Rëndësi ka që ne po gjejmë shpirtin e skuadrës, por duhet të vazhdojmë kështu”. Alegri shprehet se mungesa e Vlahoviçit nuk ka lidhje me Botërorin.
Sfidanti.al