Një banderolë ishte e shkruar qartë, madje në anglisht, edhe pse ndeshja ishte e futbollit gjerman. Një sektor i tifozëve në “Arena Auf Shalke”, në sfidën Shalke-Bajern (0-2), nxorrën pankartën me mbishkrimin “Bojkotoni Katarin 2022”, duke u bërë thirrje lojtarëve të kombëtares së Gjermanisë që të mos merrnin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në vendin e vogël në Lindjen e Mesme. Ky organizim në Katar ka krijuar polemika të mëdha në Perëndim (Britani e Madhe, Gjermani, vendet nordike, SHBA apo Kanada në veçanti) pasi atje ekziston një kulturë shumë më e ndryshme shoqërore sesa në vendet arabe. Në “pararojë” të protestave të tilla janë aktivistë të të drejtave të njeriut, por që në raste të tilla u ngjajnë fanatikëve, të cilët nuk mund të jenë vetëm fetarë, por edhe politikë dhe ideologjikë, dhe që urrejnë këdo që nuk është si ata, qofshin këta njerëz apo shoqëri. Pra, meqë Katari, Irani, Arabia Saudite, Pakistani, Iraku apo Emiratet e Bashkuara Arabe kanë traditë tjetër historike, e për pasojë mënyrë jetese dhe ligje të ndryshme nga Perëndimi, ky i fundit duhet të “allnohet” me ta, dhe të mos i shohë e sy! Ndoshta, një ditë do të dalin të na thonë edhe që të mos i takojmë as në Kombet e Bashkuara, apo mos vallë Kupa e Botës është më e rëndësishme sesa kjo Organizatë?!
Sfidanti.al