A është (ende) Barcelona shtëpia e Mesit, siç mendon Laporta?!

Kolegu ynë, Fabricio Romano, raporton se presidenti i klubit katalanas e ka bërë një ftesë aspak të fshehtë që legjenda argjentinase të kthehet. Zhoan Laporta është pyetur nëse Mesi mund të kthehet në “Kamp Nou” në 2023, dhe përgjigja e tij ishte se “Leo e di që Barcelona është gjithmonë shtëpia e tij”. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme, ndërsa superyllit argjentinas i përfundon kontrata me Paris SG. Gjithsesi, nuk dihet nëse Mesi do të bindet për një rikthim, ndërsa largimi nuk ishte aspak miqësor pas 21 vitesh karrierë me “blaugranët”. Për më tepër, PSG do të bëjë çmos t’i ofrojë një kontratë të re, ndërsa 35-vjeçari e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon.

Sfidanti.al