Realizoi një tjetër tripëll dabëll dhe mban vendin e dhjetë në renditjen e të gjitha kohëve në NBA për këtë element. Luka Donçiç e pati tripëll dabëllin e 49-të të karrierës së tij, që është ende e shkurtër, ndërsa synon legjendën Lerri Bërd që ka 59, e më tej do të provojë të arrijë Xhejms Hardenin apo Uilt Çembërlenin. Ajo që slloveni bëri në fitoren e Dallasit ndaj Portlendit (117-112) ishte vërtet e veçantë, pasi ai shënoi 42 pikë duke shtuar 13 topa në tabela e 10 asiste. Kjo e bën Donçiçin të gjashtin lojtar në historinë e NBA-së për tripëll dabëlla të tilla me të paktën 40 pikë. Ai ka 4, ndërsa përpara tij janë Oskar Robertsoni (22), Xhejms Hardeni (16), Rasëll Uestbruku (13), Uilt Çembërleni (7) dhe Lebron Xhejmsi (6).
Sfidanti.al