Superliga Europiane jep 1 miliardë euro shpërblim fillestar për themeluesit!

Një pasuri e madhe, që do të thotë më shumë edhe sesa xhiroja vjetore e tyre. Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, ka deklaruar se Superliga Europiane (nëse krijohet) do të japë 1 miliardë euro shpërblim fillestar për klubet themeluese, pra thjesht për faktin se kanë pranuar të marrin pjesë. “Përveç kësaj, – thotë Laporta, – mund të ketë shpërblime prej 300 milionë eurosh çdo vit, përveç fitimeve që do të nxjerrin klubet”. Fillimisht, projekti i Superligës Europiane kishte në përbërje 12 klube, me 6 angleze, 3 spanjolle e 3 italiane, ndërsa kohët e fundit më shumë të identifikuar me të janë Reali, Barcelona dhe Juventusi.

Sfidanti.al