Tomas Frank po bëhet gjithnjë e më i shquar, dhe jo vetëm kur ekipi i tij kishte në përbërje Kristian Eriksenin. Brentfordi, pasi mposhti disa javë më parë Mançester Junajtidin, ia doli të realizoi mrekullinë e dytë ndaj ekipeve të këtij qyteti, Sitit. Fitorja 2-1 ishte një mesazh për Premier Ligën me ekipin e tij që është në vend të 10-të, ndërsa Franku tha pas ndeshjes sesi e kishin menduar taktikën. “Ne e dinim se Halandi do të ishte rrezik i madh, – tha tekniku gjerman, – por, e dinim se ai nuk mund të ndalohej nëse nuk do të bllokonim shërbimin që i vjen nga mesfusha. Ne bllokuam De Brujnin, duke mos i dhënë mundësi Sitit që t’ia jepte topin Halandit”.
Sfidanti.al