Xhaka, njeriu kyç i titullit të Bayer Leverkusen

Në trofeun Meisterschale të spofituar nga Bayer Leverkusen  me siguri ka gjurmë të mëdha të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjei rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e së dielës kundër Werder Bremen. I transferuar në verë nga Arsenali për 15 milionë euro, Xhaka rezultoi lëvizja më e zgjuar e Xabi Alonsos pasi gjatë sezonit të fundit, ai korrigjoi shumë nga pikat e tij të dobëta duke siguruar një vend në tryezën e rëndësishme të lojtarëve me peshë të kontinentit. E ka nisur karrierën te Basel e më pas u zhvendos në Gladbach, por gjatë ndalesës te Arsenal, një epidod në veçanti, ai i vitit 2019 kur kontestoi zëvendësimin, bëri bujë të madhe në mediat britanike. Ai iu drejtua tifozëve në mënyrën më të pamenuar të mundshme duke hedhur fanellën përpara hyrjes në tunel. Një episod që nuk rezultoi fundi por pika e rilindjes së Xhakës në Londër e madje ishte Mikel Arteta ai që kërkoi deri në fund ta bindte për të qëndruar por mesfuhsori i kishte bërë valixhet gati dhe rruga drejt Leverkusenit ishte pa kthim për të. “Nëse familja ime nuk do ta kishte pranuar vendimin tim, do të kisha qëndruar në Londër dhe e vërteta është se mendja ime e kishte lënë Arsenalin edhe pse zemra ende jo”, deklaroi Xhaka në një intervistë për “The Players’ Tribune”.  Arteta hyri në zemrën dhe kokën e lojtarit shqiptar e madje i ndryshoi edhe rolin në fushë duke i lënë topin e parë e ky rezultoi vendimi i duhur për lojtarin që në sezonine fundit në Londër shënoi 9 gola dhe dhuroi 7 asiste. Transferimi në Gjermai ishte një dashuri me shikim të parë me trajnerin Alonso, i cili shtoi muskuj dhe eksperiencë në mesfushën e “aspirinave”. Graniti shtoi siguri dhe moro menjëherë situatën në dorë duke perfeskionuar idenë taktike të ish trurit të Bayernit dhe Realit. Xhaka pati durimin dhe përulësinë për të punuar me metoda të ndryshme dhe për të vënë në diskutim edhe rolin e tij në skuadër e sot ka korrur frytet e inteligjencës së tij sportive. Ndoshta pas disa vitesh do ta shikojmë në pankinë pasi me vizionin dhe cilësitë që Xhaka ka, me siguri mund të bëjë një rrugë të gjatë e të suksesshme.

sfidanti.al