Vjen Mane, ikën Levandovski, trajneri Nagelsman është i kënaqur

Përderisa Bajerni zgjodhi që të vazhdonte me të, atëherë u bë e qartë se skuadra do të duhet të luajë ashtu siç mendon tekniku. Julian Nagelsman pëlqen një skemë me sulmues që nuk është “9” tipike, por që di të zhvendoset në krahë dhe që repartet të kenë më shumë fantazi e paparashikueshmëri. Kjo gjë mund të arrihet më lehtë me një sulmues si Sadio Mane sesa me një si Robert Levandovski, pavarësisht se polaku është një legjendë për Bajernin dhe për gjithë futbollin europian. Mane do të luajë në Bavari sipas rolit që kishte tek Liverpuli, në qendër të sulmit, dhe jo në krah për të qenë në vend të Gnabrisë. Pritet që Bajerni të paguajë 40 milionë euro për senegalezin, dhe të marrë rreth 45 milionë euro për polakun. Rreth 40 milionë euro të tjera do të merreshin për Gnabrinë nëse ky i fundit do të largohej.

Sfidanti.al