Janë emra të njohur të skuadrës, dhe padyshim që do të mungojnë në ndeshjen radhës kur të rinisë La Liga. Yjet e Realit të Madridit, Kurtua, Vinisius, Kamavigna dhe Valverde, u kthyen nga pushimet e shkurtëra dimërore të sëmurë me Kovid. Reali do të luajë në fushën e Getafes të dielën dhe kjo katërshe nuk mund të aktivizohet nga trajneri Karlo Ançeloti. Madrilenët deri tani i kanë përballuar mirë rastet e infektimeve dhe kryesojnë bindshëm renditjen, por ku i dihet në të ardhmen.
Sfidanti.al