Për të pjesa më e stërmundimshme ka qenë të triumfonte nëpër finalet e mëdha të basketbollit amerikan. Lebron Xhejms ka arritur shumë herë deri në pengesën e fundit, por vetëm 4 herë e ka kaluar me sukses. Në moshën 37-vjeçare nuk dihet nëse do t’ia dalë përsëri, ndërsa vitet kanë nisur ta lodhin, ashtu si edhe skuadrën e tij. Me shumë vështirës, Lebroni ndihmoi Lejkërsat që të fitonin 132-123 ndaj Hjustonit duke i dhënë fund një serie prej 5 ndeshjesh radhazi të humbura. Një bilanc aspak për titull kampion. Gjithsesi, paraqitja e Xhejmsit ishte shumë e mirë me 32 pikë, 11 topa në tabela e 11 asistë, ndeshja e tij e pestë me të paktën 30 pikë të shënuara. Edhe Rasëll Uestbruk realizoi një tripëll dabëll me 24 pikë, 12 topa në tabela e 10 asistë. Liqenasit janë në vendin e 7-të në Perëndim me 17 fitore e 18 humbje.
Sfidanti.al