Më i mirë Mesi apo Ronaldo? Levandovski: Më i miri jam unë!

Nuk deshi të bënte lojë fjalësh apo hipokrizi, por i ra fare drejt. Robert Levandovski ka në krahun e tij statistikat ndërsa në 2021 shënoi plot 69 gola për Bajernin dhe për Poloninë. Kështu që ai nuk pati dyshime për përgjigjen kur u pyet për faktin se kush është lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo. “Unë zgjedh Levandovskin, – tha ai, në një intervistë në Dubai, – Unë kam shumë pikëpyetje për Topin e Artë. Vjet unë fitova gjithçka, por ceremonia u anulua. Këtë vit unë shënova 69 gola. Unë bëra gjithçka munda sepse në Champions ndaj Paris SG isha i dëmtuar. Natyrisht, unë i respektoj të tjerët, por gjithashtu kam respekt edhe për veten”.

Sfidanti.al