Bajerni mund të hyjë në garë me Çelsin për De Ligtin!

Mediat në Itali shkruajnë se qendërmbrojtësi holandez ka dy destinacione të preferuara, dhe këto janë pikërisht Mynihu dhe Londra. Matijs De Ligt me gjasë do të largohet nga Juventusi dhe vetë klubi italian do të donte që kjo të ndodhte, dhe destinacioni mund të ishte Bajerni ose Çelsi. Agjenti Raiola e ka pohuar mundësin e lëvizjes, ndonëse nuk dihet se cili klub mund të paguajë atë që duan torinezët. Flitet për 60  deri në 85 milionë euro vlerësim për kartonin, ndërsa bavarezët mund ta donin De Ligtin vetëm nëse largohet Niklas Zyle.

Sfidanti.al