Në Angli ka një frikë të madhe për Kupën e Afrikës që do të nisë në janar. Problemi është se shumë nga futbollistët e elitës do të largohen dhe sidomos do të goditet Liverpuli që do të humbasë Sadio Manenë dhe Mohamed Salahun. Kjo nuk do të ndodhë me Sitin, nga i cili do të largohet vetëm Rijad Mahrez. “Qytetarët” po fitojnë radhazi edhe pse trajneri Pep Guardiola thotë se në ndeshjen ndaj Leisterit pati në dispozicion vetëm 14 lojtarë. Dëmtimet dhe Kovidi ndikojnë, por imagjinoni sesa i fortë do të jetë Siti kur t’i kthehen lojtarët. Guardiola mund t’ia lejojë vetes të ndëshkojë lojtarët për disiplinën siç bëri me Grilishin dhe Fodenin.
Sfidanti.al