Fiorentina do Kumbullën, por Roma ka dy kushte!

Dëshirë për t’u larguar nuk ka, por edhe mund të ndodhë.  Marash Kumbulla ka shprehur opinionin e tij se do të pëlqente të vazhdonte karrierën tek Roma, ndonëse për mbrojtësin shqiptar ka interesim nga klube të tjerë të Serisë A. Pas Napolit, lajmet janë që edhe Fiorentina e pëlqen futbollistin 21-vjeçar të kombëtares, dhe trajneri Italiano do të donte që ta merrte që në janar, bashkë me sulmuesin spanjoll, Majoral. Mediat italiane gjykojnë se qendërmbrojtësi kuqezi mund të gjente hapësira tek skuadra nga Firence, të cilat nuk i ka tek Roma, pasi trajneri Zhoze Murinjo përgjithësisht e mban në stol dhe e aktivizon pak. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë që Kumbulla të largohet nga kryeqyteti i Italisë.

Së pari, Roma pagoi rreth 30 milionë euro për kartonin e tij kur e mori nga Verona, dhe nuk dëshiron ta japë lirë. Flitet se, klubi kërkon të paktën 20 milionë euro, një shifër që Fiorentina ndoshta nuk është gati ta paguajë, por do ta donte në huazim. Nga ana tjetër, Murinjo vërtet nuk e aktivizon shqiptarin, por nuk dëshiron ta humbasë pa marrë një alternativë të tjetër. Në rast të kundërt, Roma mund të provonte një krizë në mbrojtje, ndaj edhe për Kumbullën pritet të ketë bisedime të gjata.

Sfidanti.al