Përfaqësuesja e Brazilit, deri tani, ka konkurruar në Botërorin e tanishëm sipas mënyrës që ajo ka dëshiruar, synimi i së cilës është fitimi i titullit të gjashtë të kampionit botëror. Por, sidoqoftë, që të ndodhë kjo, fillimisht, Brazilit do t’i duhet që të kapërcejë në çerekfinale Belgjikën e fortë, ndërkohë që, më pas, do t’i mbesë që të bëjë edhe dy hapa që të arrijë deri te realizimi i ëndrrës.
Mediumi francez “RTS Sport” ka publikuar një statistikë interesante lidhur me futbollistin më të mirë brazilian, Nejmar. Ky futbollist i PSZH-së është bërë objektiv i kritikave të shumta, pasi, një e dy, ai shtrihet në fushë, bën teatër dhe për çdo faull kundër tij bën sikur atë e ka shkelur treni! Pikërsiht, qëndrimi i gjatë shtrirë në fushë i Nejmarit ka bërë të “RTS Sport” të llogarisë sesa kohë ylli brazilian i futbollit ka “pushuar” në barin e fushës – afro 14 minuta ose, më saktë, 13 minuta e 50 sekonda ose gati sa një e gjashta e kohës së rregullt të ndeshjes!
Kjo statistikë, gjithashtu, tregon se kundër Nejmarit janë bërë 23 faulle në të gjitha ndeshjet e deritanishme të Brazilit që ai i ka ditur që t’i shfrytëzojë mjaft mirë. Rekordi i Nejmarit është ndeshja me Meksikën, në të cilën ai pauzojë plotë 5 minuta dhe 30 sekonda, pra kaq kohë ai qëndroi shtrirë në barin e gjelbër të fushës!
Sfidanti.al