Mançini: Vetëm një përfaqësuese në Botëror është më e mirë sesa ajo e jona!

Trajneri i ri i përfaqëueses së Italisë, Roberto Mançini, konsideron se ekipi që ai drejton, po të merrte pjesë në këtë Botëror, do të ishte një favorit kryesor për ta fituar atë. Sipas tij, vetëm një përfaqësuese pjesëmarrëse në këtë kampionat botëror është më e mirë sesa Italia dhe ky eshtë  Brazili.

“Duke pasur parasysh ndeshjet që kam parë deri tani, unë arrij në konkluzionin se më e mirë sesa përfaësuesja jonë është vetëm ajo e Brazilit. Ne kemi lojtarë të rinj të mirë, te etur për punë dhe për t’u bërë shumë më të mirë. Ne do të përpiqemi që deri në Evropin të ngremë një ekip që do të ketë një menatalitet fituesi. Kurse, më vonë, do të mendojmë për Kupën e Botës të Katarit, më 2022”, vuri në dukje Mançini.

Sfidanti.al