Pesë arsyet e dështimit total të Gjermanisë nga Botërori rus

Opinioni publik sportiv ende është i befasuar dhe nuk e ka marrë veten nga paraqitja mjaft e dobët e përfaqësueses gjermane në këtë kampionat botëror që po zhvillohet ne Rusi, për më tepër që ajo erdhi në Botëror si titullmbajtëse, por e përfundoi pjesëmarrjen e saj, si rrallë herë, që në fazën e grupeve. Gjermanët dështuan totalisht dhe ne midis arsyeve të këtij dështimi të madh po ju sjellim juve pesë te tilla:

 

1 – Joakim Lëv me një eksperimet të pasukseshëm

 

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, shpresonte te përsëritja e suksesit para katër vitesh, por atij i nodhi e kundërta, ai dështoi plotësisht. Pjesa më e madhe e fajit sigurisht të bie mbi të, së pari, duke mos thirrur dhe duke mos përfshirë në përfaqësuesen gjermane Sanen e Mançester Sitit. Por ai bëri edhe disa eksperimente që jo vetëm që nuk sollën asnjë rezultat, por edhe ndikuan negativisht tek ekipi gjerman. Në ndeshjen kundër Suedisë ai la në stol Kedirën dhe Ozilin, kurse kundër Koresë së Jugut ai la në stol Mylerin, por thelbësore është se Lëvi harroi formulën fituese dhe kështu tani atij i duhet të pagujë, duhet të japë dorëheqjen.

 

2 – Mbrojtja si djathi zviceran

 

Loja që bëri mbrojtja e Gjermanisë në ndeshjen kundër Meksikës, ishte shumë qesharake, më mirë të thuash tragjike për një ekip që mbron titullin e kampionit të botës. Humelsi dhe Boatengu ishin  përfundimisht larg asaj forme që i përfshinte ata midis mbrojtësve më të mirë të botës. Për më tepër, Boatengu mori karton të kuq me Suedine dhe kështu nuk luajti me Korenë e Jugut. Humelsi u kthye në fushë në këtë ndeshje, por luajti shumë dobët. Gjatë tre ndeshjeve, mbrojtësit gjermanë lanë që drejt portës gjermane të gjuheshin gjithsej 14 goditje, më shumë gjuajtje u bënë në drejtim të  patën portave te Egjipitit (16 gjuajtje) dhe të Koresë së Jugut (15 të tilla).

 

3- Ai i pa kush në fushë Ozilin dhe Mylerin?

 

Pritej që rolin e liderit veç Toni Krosit, ta merrnin përsipër edhe Mesut Ozili dhe Tomas Myleri, por këta të dy dështuan plotësisht. Lojtari as i Arsenalit, Ozil, formën e tij të dobët të “topçinjtë” e solli me vete të përfaqësuesja gjermane, por një zhgënjim edhe më i madh ishte Tomas Myleri që kishte shansin të sulmonte rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në një kampionat botëror, por në vend që ta tëhiqte ekipin përpara, ai nuk u pa fare në fushë,

 

4 – Mungesa e një golashënuesi klasi

 

Joakim Lëvi rrezikoi, duke thirrur dhe duke përfshirë në përfaqësuese më shume lojtare mesfushorë, ndërkohë që në përfaqësuesen e tij mungonte nje golashënues “race”. Tomas Myleri më shumë luante si sulmues anësor, kurse Verneri përpiqej dhe punonte shumë, por pa ndonjë efekt, kurse Mario Gomezi në rastet, kur u fut në lojë, nuk shënoi asnjë gol, ndërkohë që ai për të shënuar gola ishte marrë në mënyrë speciale.

Mungesa e një mjeshtri golash në zonën kundërshtare të rreptësisë ishte një problem serioz, të cilit trajneri gjerman Lëv nuk i dha dot përgjie.

 

  1. Manuel Nojeri para Ter Shtegenit

 

Portieri Manuel Nojer nuk është fajtor i drejtpërdrejtë për eliminimin e Gjermanisë, por statusi i tij në formacion vetëm se tregoi sesa e kishte humbur Lëvi respektin e pjesës tjetër të ekipit.

Nojeri një vit të tërë nuk luajti, për shkak të një dëmtimi serioz, por trajneri, megjithatë, i dha atij shansin që të luante para Ter Shtegenit që zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Barcelonën.

Sikurse shkruan media gjermane, shumë futbollistë gjermanë ishin të pakënaqur që Nojeri eshte shndërruar në një lloj “eminence gri” me një statuas të garantuar në formacionin e parë në një kohë që ai nuk e meriton këtë status./