Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, deklaroi se Lionel Mesi ndjehet i lodhur mbas ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të Argjentinës dhe derbit me Atletikon e Madridit. Në fakt, për Mesin ndeshja e fundit (1-1) e Barcelonës me Atletikon ishte katërta në 15 ditët e f undit. Valverde tha se Mesi është i lodhur, por e lavdëroi atë për gjithçka që ai bën për ekipin, megjithëse jo në atë nivel që ne jemi mësuar ta shohim.
“E pranoj. Leo është i lodhur mbas të gjitha atyre ndeshjeve që ka qenë i detyruar që të zhvilloi, por të gjithë, ne, e dimë se ai, gjithnjë, arrin që të gjejë përgjigje ndaj çdo situate. Ne e dimë sesa frikë mbjell ai te lojtarët kundërshtarë”, vuri në dukje Valverde.
Sfidanti.al