Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Majkëll Xhordan, ëshë kundër idesë që yjet e NBA-së të grupohen në ekipe të caktuar, duke qenë se ai mendon së një gjë e tillë do ta ulë konkurrencën. Vitin e kaluar, Kevin Durant u largua nga Oklahoma për t’u bashkuar me Golden Stejtin që edhe pa të kishte një ekip të fortë. Sezonin e kaluar, ky ekip ishte dominues në NBA dhe, pa ndonjë vështirësi të madhe, arriti deri te titulli i kampionit të SHBA-së. Tani, në horizont duket një ekip i përberë nga yje të tillë, si Karmelo Entoni dhe Pol Xhorxh, që iu bashkuan Rasell Uestbrukut te Oklahoma. Kjo gjë nuk i pëlqen Majkëll Xhordanit që, aktualisht, është pronar i Sharlot Hornetsave.
“Duke krijuar super ekipe, mendoj se bie konkurrenca që është diçka e dëmshme për ligën. Do të keni një ose dy ekipe të mirë, por 28 të tjerë, çfarë do të jenë, plehra! Ekipet e tjerë, në këto kushte, do të kenë probleme të mëdha në një mjedis të mbushur me një biznes të pamëshirshëm”, deklaroi Xhordani.
Sidoqoftë, duket se Majkëll Xhordani ka harruar se edhe ekipi, ku ai ka luajtur në kohën e vet, Cikago Bulls, i tillë ishte, super ekip, që dominoi basketbollin amerikan në vitet ’90.
Sfidanti.al