Valdimir Stojkoviç: “Ekipet shqiptare nuk mund t’i dominosh më si më parë”

Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkoviç, që në ndeshjen e raundit të 4-t të Ligës së Evropës me Skënderbeun e Korçës bëri disa pritje spektakolare, tha se “mbas ndeshjeve që ne kemi luajtur para tribunave të zbrazura, tani, në fituan tri pikë të rëndësishme dhe tani mund ta shohim me optimizëm të ardhmen. Rëndësi ka që ne fituam”, tha ai. Sa i përket lojës së Partizanit. Stojkoviçi vuri në dukje:

“E kam thënë shumë herë edhe më parë, ne nuk jemi Barcelona, madje, as Barcelona nuk po dominon më… Kini parasysh Argjentinën me të gjithë ata lojtarë fantastikë që ka, mezi arriti që të shkojë në Kupën e Botës. Duhet të jemi realistë, kundërshtarët tani janë bërë të gjithë, pak a shumë, të barabartë. Nuk mund t’i dominosh më disa ekipe nga Shqipëria, ashtu sikurse ndodhte para 10-15 vitesh. Tani, këta ekipe kanë buxhete solide dhe kanë sjellë lojtarë solidë nga jashtë”, vuri në dukje portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkoviç, të cilit i referohet edhe media serbe.

Sfidanti.al