Triumfi i parë i Partizanit të Beogradit… si  “dhuratë” nga Zoti

Gazeta serbe, “Blic”, shkruan, sot,  me rastin e ndeshjes së raundiit të 4-t të Ligës së Evropës (LE) mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut të Korçës, se ekipi beogradas, më në fund, në stadiumin e vet në Humska, arriti fitoren e parë në LE, duke mundur 2-0 ekipin shqiptar. Sipas gazetës, Partizani nuk shkëlqeu, majde ishte larg, sidoqoftë, ai fitoi para 12 658 tifozëve që kishin ardhur në stadium për të parë ndeshjen, në pjesën e parë të së cilës Partizani, në fakt, nuk krioi qoftë edhe një rast të vetëm dhe të vetmin rrezik për portën e ekipit kundërshtar përbënin disa goditje nga larg të Toshiçit.

Në realitet, pa asnjë sulm të rrezikshëm, Partizani kaloi në avantazh mbas një goli, të shënuar nga Toshiçi që realizoi shkëlqyeshëm një goditje të lirë nga rreth 20-25 metra. Kurse në pjesën e dytë, Partizani krijoi disa raste për gol nga ata të kategorisë 100 për qind. Partizani shënoi edhe golin  e dytë, në fakt, falë Ognjen Ozhegoviçit që i rrëmbeu topin një mbrojtësi kundërshtar, brenda zonës së rreptësisë, dhe ai dha atë Tavambës që nuk e pati aspak të vështirë që të shënonte gol me portën bosh. Dhe, kështu, e gjithë ndeshja përfundoi më rezultatin 2-0.

Edhe lojtarët kundërshtarë, në fakt, në disa raste, e kërcënuan portën e Vladimir Stojkoviçit, por portieri i Partizanit ndodhej në një ditë të shkëlqyer, kështu që ishte e vështirë që ai të mposhtej mbrëmë. “Sigurisht që jam i kënaqur dhe dua që t’i përgëzoj lojtarët për karakterin luftarak dhe gjithçka tjetër që treguan në fushë. Më besoni, nuk është e lëhtë që ta mundesh Skënderbeun, pasi ai është një kundërshtar shumë i vështirë, por, tani, ne duhet ta vazhdojnë rrugën që të hyjmë më shumë në Evropë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë injeksion vetbesimi që morëm mbas kësaj ndeshjeje”, i deklaroi radiotelevizionit serb RTS trajneri i Partizanit, Miroslav Gjukiç.

Mbas ndeshjes, lidhur me pankartat dhe parrullat nacioniste, në formën e shpalosjes së një flamuri të madh me fytyrën e carit serb ultranacionalist, Lazar, dhe “Kosova është Serbi”, zëdhënësja e klubit të Partizanit, Bilana Obradoviç, vuri në dukje se njerëzit e UEFA-s ishin njoftuar se në stadium do të shfaqej flamuri i madh me fytyrën e car Lazarit, kurse, sa i përket parrullës “Kosova është Serbi”, ajo tha  se nuk shihte ndonjë gjë të keqe. Sidoqoftë, duhet të pritet reagimi i UEFA-s.

Sfidanti.al